Shpërndahen rreth 3 mijë pako me pilula kontraceptive

Organizatat bamirëse po punojnë për të ofruar kontracepsion urgjent në spitalet ukrainase mes raporteve për rritjen e numrit të përdhunimeve.
Gati 3 mijë pako me pilula janë dërguar në zonat e vendit më të prekura nga pushtimi rus.
Federata Ndërkombëtare e Prindërimit të Planifikuar ka siguruar pilulat, raporton BBC.
Caroline Hickson, nga grupi thotë: “Nëse keni qenë viktimë e dhunës me bazë gjinore, është e rëndësishme që ta pranoni atë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse të qenit shtatzënë si pasojë e përdhunimit është tepër traumatike”.
Organizata ka dërguar edhe pilula mjekësore për abortin, të cilat mund të përdoren deri në javën e 24 të shtatzënisë./21Media

Back to top button