Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës

Rreth orës 14:45,në Kallm të Durrësit, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.
Ndërkohë rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve./oranews

Back to top button