Në një shtëpi në Shtërpcë mbrëmë rreth orës 20:00 ka shpërthyer një bombole e gazit dhe si pasojë lëndime trupore kanë marr tre persona.

“Raportohet se në një shtëpi ka shpërthyer një bocë e gazit dhe si pasojë lëndime trupore kanë marr një femër dhe dy meshkuj kosovarë”, ka bërë të ditur policia.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Ferizajt.

Rasti është duke u hetuar./21Media