​Shpërthen vullkani Etna

Vullkani Etna në Sicili shpërtheu sonte, duke nxjerrë lavë dhe tym të dendur, por nuk kishte shtëllunga të mëdha hiri mbi ishullin italian të Mesdheut, dhe nuk kishte raportime për dëme.

Pamjet tregojnë llavë dhe mbeturina që rrjedhin ngadalë poshtë malit, me studiuesit që vëzhgojnë shpërthimin aty pranë.

Etna është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe është veçanërisht aktiv pranë kraterit juglindor. Është gjithashtu vullkani më i madh aktiv në Evropë, rreth 3.300 metra i lartë.

Back to top button