Një shpërthim kamioni në Kinën juglindore ka marr jetën e 19 personave dhe ka lënë mbi 170 të tjerë të lëndur.

Automjeti mbante gaz natyror të lëngshëm kur shpërtheu në një autostradë në provincën Zhejiang të shtunën.

Pamjet në mediat sociale tregojnë mbeturinat dhe tymi që përfshijnë zonën duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Autoritetet thonë se po hetojnë shkakun e aksidentit, transmeton rtv21.tv.

Një shpërthim i dytë gjithashtu ndodhi pasi kamioni i dëmtuar u fut në një ndërtesë fabrike afër autostradës.

Zhu Minglian, nënkryetari i bashkisë Wenling, tha se më shumë se 2,600 punëtorë shpëtimi ishin dislokuar në këtë vend, dhe përpjekjet janë ende duke vazhduar.

Raportohet se kompania që zotëron kamionin është penalizuar 11 herë nga autoritetet në të kaluarën për dështimet e shëndetit dhe sigurisë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Kina ka ndërtuar një rrjet të gjerë kombëtar të gjerë autostradash, duke shkaktuar një rritje të numrit të trafikut. Por siguria në rrugë vazhdon të jetë shqetësim në vend. Më shumë se 200,000 kinezë vdesin çdo vit në aksidente rrugore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit./21Media