Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, në afërsi të shkollës pyjore. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer përpara një lokali.

“Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale”

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën ku ndodhi shpërthimi.

Nga ana e grupit hetimor vijon mbledhja e provave në zonën e krimit.

“Lënda plasëse është vendosur në një objekt që funksionon si lokal i vogël lagjeje në hyrje të Unazës lindore, fare pranë Drejtorisë së Patentave.Është një nga kryqëzimet më të frekuentuara në oraret e ndryshme të ditës. Fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale. Do të kërkohet të merren pamjet e kamerave të sigurisë në disa objekte përreth për të identifikuar autorin apo autorët e vendosjes së lëndës plasëse.Është një kryqëzim që favorizon largimin në disa drejtime. Është vendosur perimetri i sigurisë” raporton gazetari.

Grupi hetimor po merr në pyetje edhe familjarët që kanë në pronësi objektin mbi konfliktet e mundshme me persona të tjerë.

Nga ana e policisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews