Një shpërthim me eksploziv ndodhi të martën mbrëma pranë një hoteli në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sasia e lëndës palsëse ishte vendosur në tarracën e hotelit që është në rikonstruksion, në pronësi të drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, Mariel Murati.

Dyshohet se eksplozivi ishte lidhur me rrymën elektrike dhe ka shpërthyer sapo roja ndezi dritën.

Nga shpërthimi është dëmtuar dhe një pallat në krah të hotelit./vizionplus