Shpërthim në Afganistan, 12 të vrarë

Në sulm janë plagosur edhe 18 persona

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën të shtunën në tri shpërthime në Kabul, në afërsi të vendit ku mbahej ceremonia e varrimit të viktimave të djeshme gjatë përleshjes ndërmjet policisë afgane dhe demonstruesve, transmeton Reuters duke iu referuar zyrtarëve të paemëruar të sigurisë dhe dëshmitarëve.

Dëshmitari që nuk ka dashur të prezantohej, tha se në sulm janë plagosur edhe 18 persona.

Sipas televizionit afgan Tolo news, janë vrarë 18 vetë.

Back to top button