Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në zonën e ish-metalurgjikut në Shqipëri.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një subjekt privat “Alba Gaz”.

“Si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”

Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews