Një automjet tip ”Reno” me targa AA 301ZZ, ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit në Durrës.

Makinës i ishte vendosur lëndë djegëse.

“Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe “Ford””, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur përballë zyrave të Partisë Demokratike.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për ndriçimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews