Një seri shpërthimesh në një fabrikë të fishekzjarreve në veri-perëndim të Turqisë bllokuan më shumë se 150 punëtorë brenda ndërtesës dhe lanë 41 persona të plagosur.

Guvernatori local, Cetin Oktay Kaldirim i tha agjencisë së lajmeve “Anadolu” se shërbimet e urgjencës u ndaluan të arrinin në ndërtesë për shkak të shpërthimeve, transmeton rtv21.tv.

Ai tha se nuk kishte asnjë indikacion se dikush ka humbur jetën.

Shpërthimet në Hendek mund të dëgjohen dhjetëra kilometra larg./21Media