Të paktën pesë persona janë lënduar rëndë dhe rreth 950 banorë janë evakuuar. Ndërsa, një numër i njerëzve janë raportuar të zhdukur si pasojë e një zjarri masv që ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi.

Zjarri shpërtheu në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina, në orën 00:45 me kohën lokale të hënën.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, transmeton rtv21.tv.

Pamjet televizive dhe videot në mediat sociale treguan se zjarri vazhdonte ende të hënën në mëngjes me një tufë tymi që ngrihej lart mbi rafinerinë, e vendosur në provincën West Java.

Sipas agjencisë rajonale të menaxhimit të katastrofave, pesë persona po trajtoheshin në spital për djegie serioze dhe 15 të tjerë me djegie të vogla./21Media