Një shpërthim ndodhi mbrëmjen e 30 majit 2020 në rrugën e Dibrës në Tiranë, pranë hyrjes së QSUT-së. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në lokalin “Friends”, në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita, i cili ishte i mbyllur. 

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.  Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet”, informoi policia e Tiranes përmes njoftimi të orës 00:05 (31 maj) .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews