Shpërthim tritoli në një banesë dykatëshe në Tiranë, panik në lagje

Një sasi tritoli shpërtheu pas mesnate në zonën e “Siri Kodrës” në Tiranë. Poicia njofton se shpërthimi ka ndodhur afër banesës së një 60 vjeçari.
“Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media

Back to top button