Shpërthim zjarri në një ndërtesë, 12 të lënduar
29 Dhjetor 2020
12 persona janë lënduar brenda një objekti në rrugën Prishtinë- Ferizaj si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ata janë dërguar për trajtim në Emergjencë-Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv konfirmoi lajmin, derisa shtoi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin.”, tha ajo./21Media