Shpërthimi i bombolës, Haradinaj uron shërim të shpejtë për të lënduarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin në Kçiq të Mitrovicës, ku 13 persona morën plagë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Haradinaj në një postim në Facebook u ka uruar shërim të shpejtë personave të lënduar.

“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve! Qoftë ky rasti i fundit”, ka thënë Haradinaj.

Back to top button