Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fqinji verior, Serbia
(Lajm i përditësuar)
Shpërthimi në Ibër – Lepenc, Kurti njofton për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës
Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se menjëherë pas konferencës do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fqinji verior, Serbia
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.
“Po mblidhemi sonte mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.
Kurti: Një pjesë e Kosovës rrezikohet të mbetet pa rrymë në mëngjes
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Kurti këtë shperthim e ka quajtur “sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike. Sulmi është kryer nga profesionistë. Ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia.
Ai gjithashtu ka bërë apel te qytetarët që ta ruajnë qetësinë.
”Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikohet të mbetet pa rrymë në mëngjes”, tha Kurti./21Media