Shpërthimi në Zubin Potok, mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike Ibër – Lepenci, Faruk Mujka ka bërë të ditur se pas një pune intensive dhe në kushte të vështira atmosferike është bërë i mundshëm furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ku të premten rreth orës 19:00 kishte ndodhur shpërthimi i fuqishëm, i cili dyshohet se është organizuar nga Beogradi.

Mujka i cili ka ndarë në Facebook pamje nga terreni, ka shkruar se së shpejti pritet të bëhet zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit. Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook.

Back to top button