Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është drama më e madhe që i ka ndodhur vendit në dekadën e fundit e që kjo sipas tij është sfida më e madhe e cila kërkon reflektim urgjent.

Meta ka thënë se me këto ritme Shqipëria rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

“Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, ka shkruar Meta në Facebook.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë./21Media