Për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Shkencëtarët e Unversitetit të Standfordit kanë bërë një studim lidhur me sekretin e të jetuarit gjatë, deri 95 vjet. Rezultatet e këtij studimi iu bëjnë t’iu kushtoni më shumë rëndësi shprehive tuaja rutinore. Këto shprehi kanë rol të rëndësishëm në jetën tuaj, shkruan BrightSide.

Më poshtë mund të gjeni disa nga shprehitë që mund të zgjasin jetën tuaj, rtv21.tv.

Vizitojeni një dhe të njejtin doktor rregullisht

Doktorët e njejtë  mbajnë  mend më mirë simptomat e pacientëve të rregullt të tyre dhe mund ta vënë re ndryshimin.

Planifikojeni buxhetin tuaj dhe kurseni para për të ardhmen

Stresi nuk është kontribues i mirë për shëndet. Ekziston një lidhje mes shëndetin financiar dhe atij fizik. Kur njerëzit humbin para, humbin edhe mundësinë për tu kujdesur pë vete dhe të vizitojnë doktorët e mirë. Ekspertët kanë rekomandur që ta përgatisni veten 10 vjet para se të dilni në pension. Gjithashtu të jeni emocionalisht të përgatitur të përballeni me humbjet financiare.

Vishni rroba dhe këpucë të rehatshme

Gjërat që na sjellin gëzim dhe rehati sigurisht që zgjasin jetën tuaj. Këpucat ju ndihmojnë ta kontrolloni aktivitetin tuaj, ju mund të ecni, të vraponi dhe të merreni me çfarëdo aktiviteti rehatshëm dhe kjo është në dobi të shëndetit tuaj.

Mos rrini shtrirë shumë gjatë

Ju mund ta zgjasni jetën tuaj duke reduktuar kohën që kaloni ulur në zyrë ose shtrirë para televizorit. Nuk rekomandohet të uleni dhe të shikoni TV më shumë se dy orë në ditë. Nëse e ndjekni këtë rregull jeta juaj zgjatet deri në 3 vjet.

Kaloni më shumë kohë në gjum gjatë vikendit

Bazuar në studimet e një shkencëtari suedez, Torbjorn Akerstedt, nëse kaloni më shumë kohë në gjum gjatë vikendit, jeni më të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun për vdekje të hershme./21Media