Një rënie simbolike

Një rënie simbolike

Numri i njerëzve të identifikuar zyrtarisht me koronavirus në Itali ka rënë për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit në vend, thanë autoritetet.

Të hënën ishin 108 mijë e 237 njerëz ishin duke u trajtuar në spital ose duke u shëruar në shtëpi, 20 më pak se një ditë më parë.

Autoritetet thonë se kjo rënie është e vogël, por simbolikë një “zhvillim pozitiv”, transmeton rtv21.tv.

Bllokimi i Italisë vazhdon deri më 3 maj, por disa biznese janë rihapur. Ato përfshijnë librari, stacione dhe dyqane që shesin rroba të fëmijëve, por duke respektuar masat e sigurisë dhe distancën sociale.

Italia ka numrin e tretë më të lartë të rasteve me Covid-19 në botë pas Spanjës dhe SHBA-ve. Të dielën, rritja e rasteve aktive pozitive në Itali ishte 486./21Media