Një vaksinë kundër koronavirusit po zhvillohet në Britani, duke treguar shenja pozitive se mund të funksionojë pasi testimet treguan se pjesëmarrësit janë duke zhvilluar qeliza që mund ta shkatërrojnë sëmundjen e re.

Një ekip shkencëtarësh në Oksford kanë thënë se janë 80% të sigurt se vaksinën mund ta kenë gati në muajin shtator.

Sot është publikuar se testimet klinike kanë treguar se vaksina formon një antitrup si dhe qeliza kruciale për shkaëtrrimin e virusit brenda trupit.

Rreth 8 mijë britanikë po marrin pjesë në testimin e kësaj vaksine nga Oksford, që po prodhohet nga kompania farmaceutike AstraZeneca, por duke parë se numrat e infektimeve janë në rënie në këtë shtet, hulumtuesit kanë cak që të përfshijnë edhe 4 mijë brazilianë e 2 mijë afrikano-jugor në këtë testim./21Media