Poezi nga Hermann Hesse

Kur ti kalon
Ndizen dritat në qytet.
Unë e trëmbur fshihem
Pas kazanit të plehrave.

Ti se di kush jam unë
As kush kam qënë
As kush do të jem.

Se po ta dije
Të shtatë plumbat
Do t’mi derdhje në gojë
Për shpirtin tim të fundit.

Unë jam pronarja e parë
E zejeve të tua dinake!

Ti je dobia çliruese
E kënaqësive të mia
Të një kohe tjetër

Shpresoj të më njohësh
Mua – Penelopën e lavdive
të dikurshme
Që tani bëj jetën
E një maceje urbane.

Përktheu nga origjinali: Silvana Semini