222 persona të infektuar aktivë dhe 314 të shëruar

222 persona të infektuar aktivë dhe 314 të shëruar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, nga të cilët 1 është personel mjekësor në Shkodër.

Shtatë raste të reja janë në Krujë dhe 5 në Tiranë. Ndërsa në total, deri tani janë konfirmuar me COVID-19, 562 persona.

Task forca e ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se janë 222 persona të infektuar aktivë

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314./oranews