Ashtu si ditën e djeshme edhe sot shënohen 18 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19

Kështu numri total i të infektuare në Shqipëri shkon në 916 persona.

Virusi ka shënuar sërish përhapje në Durrës, Tiranë, Berat dhe Krujë.

“Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë dhe 2 në Krujë, të gjitha kontakte. Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.  Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit”, – deklaroi Silva Bino përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Në spitale – Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Testimet – Deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)

Testime totale                         11988

Testime molekulare                11458   

Testime serologjike                    530

Raste pozitive                              916

Raste të shëruara                       705

Raste Aktive                                180

Humbje jete                                  31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë            77

Krujë              46

Shkodër        16

Kamëz           12

Berat              10

Durrës             9

Fier                   5

Elbasan            2  

Kurbin              1

Mirditë            1

Korçë               1./oranews