Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 57 raste të reja me koronavirus, nga 362 testime të kryera.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

5 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të të rikuperuarve gjithsej në 1044.

“Janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.  Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë               230

Krujë                   55

Shkodër              53

Kamëz                26

Durrës               20

Vlorë                  15

Lushnje            12

Pukë                 11

Elbasan           4

Fier                   4

Lezhë                3

Tropojë             2

Korçë                 1

Librazhd            1

Mallakastër       1

Berat                  1

Ura Vajgurore  1

Gjirokastër       1./Vizionplus