Shqipëria ka bërë shumë ndryshime

Shqipëria ka bërë shumë ndryshime

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Andorës.

Edy Reja ka bërë shumë ndryshime në 11-shen startuese. Kështu në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit, Lorenc Trashi.

Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.