Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në 998 numrin total të të infektuarve.

Rastet e reja janë zbuluar në: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. 

Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, aktualisht në spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar. 

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. 

Në Shqipëri aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër./oranews