Shqipëri, nesër mbahet ceremoni në nder të Luiza Gegës
Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet një ceremoni në ndet të kampionës së Evropës, Luiza Gegës.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se në ceremoni mund të marrin pjesë të gjithë ata që duan ta nderojnë Gegën, raporton Vizon Plus.
“SHIHEMI NESËR në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë”, shkaruan Rama.
Ceremonia do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /21Media