Kthimi në Kuvendin e Shqipërisë i Ligjit për gjendjen civile, përmes së cilës falen gjobat për vonesën në ndryshimin e vendbanimit ka sjellë përplasje mes presidencës dhe mazhorancës.

Këshilltari ligjor i kreut të shtetit, Bledar Dervishaj, ka shprehur mendimin se votimi i draftit 5 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit do të ketë ndikim politik. Ndaj përmes dekretit është kërkuar rishikimi.

Këtë qëndrim relatorja e çështjes Vasilika Hysi e ka konsideruar si mendim politik të kreut të shtetit. Ndërsa për kryetarin e komisionit këto janë teori konspirative.

Dervishaj ka kërkuar të ndërhyjë në diskutim, por duke hasur në kundërshtime.

Me shumicë deputetët votuan kundër dekretit. Madje edhe në fund të diskutimit, Dervishaj nuk u lejua të japë qëndrimin e tij./oranews