Edhe këtë të dielë, bilanci nga Covid-19 në Shqipëri është i rëndë. Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se katër pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Numri total i viktimave në Shqipëri nga Covid-19 tashmë ka shkuar në 93. Shumica e viktimave i përkasin qarkut Tiranë 48,  ndërsa Durrësi dhe Shkodra kanë përkatësisht nga 15 viktima.

Ministria bëri të ditur se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar dhe se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Këtë të dielë janë 83 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin ndërsa në spital janë aktualisht 72 pacientë nga të cilët 4 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale                   32353

Raste pozitive                    3454

Raste të shëruara            1946

Raste Aktive                       1415

Humbje jete                      93

(Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)./vizionplus