Nga nesër më datë 11 nëntor, në Shqipëri do të hyjnë në fuqi masa të reja antiCOVID, të cilat u morën vendim dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e masave të reja në profilin e tij në Instagram.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli, u shpreh dje se këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë.

Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.