Me rezultat të ngushtë 2-1 Shqipëria e ka mposhtur Kosovën në ndeshjen miqësore të zhvilluar të Mërkurën me fillim nga ora 16:00, në “Elbasan Arena”.

Në një ndeshje shumë të butë dhe të ngadalshme, ishin vendasit ata të cilët kaluan në epërsi në minutën e 31’ me golin e Bekim Balajt dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 68’ Ozuni e dyfishoi epërsinë e Shqipërisë, ndërsa Kosova u kundërpërgjigj me golin e Vedat Muriqit në minutën e 85’ nga pika e bardhë.

Pas kësaj ndeshjeje, të dy kombëtaret do të fokusohen në ndeshjet e radhë në kuadër të Ligës së Kombeve.