Shqipëria fton FSK-në për ta kërkuar trupin e shtetasit të Kosovës që dyshohet se u mbyt në Bunë

Autoritetet e Shqipërisë kanë kërkuar një kontigjent të specializuar të FSK_së për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një shtetasi të Kosovës të zhdukur në lumen Buna.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga FSK-ja.
“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.”, thuhet në njoftim./21Media