Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar në Shqipëri 29 automjete ushtarake të sofistifikuara "Hamvi", me qëllim që të forcojnë ushtrinë shqiptare përpara stërvitjes në Evropën Juglindore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar në Shqipëri 29 automjete ushtarake të sofistifikuara “Hamvi”, me qëllim që të forcojnë ushtrinë shqiptare përpara stërvitjes në Evropën Juglindore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim tha se automjetet janë pjesë e një “projekti përparësor për Shtetet e Bashkuara, i cili duhet të ndihmojë tranzicionin e Batalionit të dytë të këmbësorisë së Shqipërisë, nga një grup beteje i këmbësorisë së lehtë në një grup beteje të motorizuar të këmbësorisë”.

Shqipëria,anëtare e NATO-s që nga 2009,do të përdorë “Humvees” gjatë verës,ku do të jetë pjesë e një nga stërvitjeve më të mëdha ushtarake në Evropën Juglindore deri më tani, “e cila me siguri do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon”, tha Kim.

Shtetet e Bashkuara më parë dorëzuan në Shqipëri tre helikopterë “Black Hawk” dhe më shumë automjete “Humvee”.

Shqipëria është në procesin e zëvendësimit të armëve të vjetruara me pajisje që përputhen me standardet e NATO-s.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi tha sot se Forcat e Armatosura Shqiptare “do të jenë gjithmonë me NATO-n, me aleancën për mbrojtjen dhe sigurinë e vlerave të përbashkëta”./21Media