Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të ballafaqohet me Lituaninë në udhëtim.

Ekipi tashmë është nisur drejt Lituanisë, derisa ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Në grupin e Shqipërisë, të gjitha ekipet i kanë nga katër pikë të mbledhura.