“Huffpost”, nxjerrë në pah bukuritë e Shqipërisë

“Huffpost”, nxjerrë në pah bukuritë e Shqipërisë

Vendi i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve çdo ditë e më shumë po vlerësohet si vend i preferuarë për pushime. Duke u bazuar në hulumtimet e bëra nga mediat e huaja tek blogerët më të rëndësishëm europian të udhëtimeve. “Huffpost”, ka zbuluarë vendet e Shqipërisë si një atraksion turistik.

Madje kjo rezulton se Shqipëria me bukritë e veta natyrore është renditur mes vendeve si: Spanja, Indonezia, Suedia, Italia etj, si destinacion evropian për të pushuar këtë verë.

“Në vitet e fundit, kam parë gjithnjë e më shumë njerëz që janë të interesuar në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria . Unë mendoj se është një zhvillim i natyrshëm që kur Spanja dhe Italia janë të populluara shumë në verë dhe jo të gjitha plazhet janë aq të pastra si dikur”, u shpreh Veronika Primm, blogere udhëtimesh në Travel Geekery.

Disa Ksamilin e shohin si vendin më të mirë në europë ku përjetohet rëra e bardhë dhe uji i kulluar si në Karaibe.

“Në tre verat e fundit , kam gjetur disa vende të reja të preferuara si Shqipëria për shembull, e cila është pak e ngjashme me Greqinë, por shumë më pak e hulumtuar dhe më e lirë. Më pëlqen vërtet Ksamili në pjesën jugore të Shqipërisë. Nëse doni të përjetoni rërë të bardhë dhe me ujë të kulluar kristal të qartë si në Karaibe, atëherë Ksamili është gjëja më e mirë në Europë”, tha blogeria Primm.

Kujtojmë se në Shqipëri mund të gjendet një vijë bregdetare e mrekullueshme, gjëra historike fort tërheqëse dhe mbi të gjitha një pritje e mirë. /21Media