Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit në Bullgari, reagon Besa Kokëdhima:Turp

 
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Besa e ka quajtur turp këtë që bëri Shqipëria.
“46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, ka shkruar Besa Kokëdhima në InstaStory.

Dje në mëngjes një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.
Qeveria e Kosovës, ashtu sikurse ajo e Bullgarisë, e kanë shpallur 24 nëntorin ditë zie kombëtare.  Maqedonia e Veriut, ndërkaq, ka shpallur tri ditë zie./21Media

Back to top button