Shqipëria ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Shqipërisë me unanimitet të plotë ka miratuar sot dy projektligjet për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.
Kuvendi ka miratuar me 114 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, projektligjin “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar me 114 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, projektligjin “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.
Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë është futur ditën e sotme në rendin e ditës me propozim të mazhorancës.
Më herët, Kuvendi ka miratuar dhe rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, por mazhoranca ka rrëzuar 4 amendamentet e propozuara nga opozita.

Back to top button