“Shqipëria me varësi të ulët ndaj remitancave”

Roli i remitancave në vendet në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, është dokumenti i publikuar së fundi nga Banka Botërore që analizon impaktin e emigracionit në ekonominë globale.

Shqipëria si një vend me emigracion mjaft të lartë, figuron ndër 10 vendet e Evropës lindore dhe qendrore ku remitancat kanë peshën më të madhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kjo normë , sipas Bankës Botërore fiksohet në rreth 8.8%, pavarësisht se, shifra bazohet mbi vlerësime paraprake. Ndër këto dhjetë vende, Shqipëria renditet e parafundit, duke qëndruar përpara Serbisë.

Ekspertet gjykojnë se varësia nuk mund të konsiderohet si element pozitiv, sidomos sa i përket remitancave, që janë të luhatshme dhe të ndikuara nga faktorët e jashtëm.

Ndaj sipas tyre, vendi i parafundit në këtë listë shihet me optimizëm.

Back to top button