Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri vlerëson ulje të numrit të shtrimit në spitale dhe të rasteve të infektimeve por paralajmëron mundësinë e një rritje të rasteve në ditët e ardhshme për shkak të mos respektimit të masave anticovid dhe grumbullimeve partiake.

Duke nisur nga dita e nesërme do të vendoset qëndrim karantine dy javor për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në datën 3 maj.

Ndërkohë që nxënësit e viteve të para e të dyta që kanë qenë në mësim online si rezultat i përmirësimit të mësimeve mund të nisin mësimin në klasë në skenarin e alternuar./oranews