Policia greke arrestoi dje një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap me më shumë 55 kilogramë kanabis në Selanik.

Sipas Policisë,  i arrestuari është anëtar i një rrjeti të organizuar të importit dhe trafikimit në territorin grek të sasive të mëdha të kanabisit.

Policia e arrestoi 25-vjeçarin në Evosmos, ndërsa po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis me peshë  55 kilogramë dhe 126 gramë, në makinën e tij.

Siç u njoftua, sasia e konfiskuar ishte importuar më herët nga anëtarët e qarkut, përmes një vendkalimi të fshehtë kufitar të Kilkis, 25-vjeçari ishte hallka e fundit e marrjes në dorëzim të lëndës narkotike.