Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

Një shqiptar 59 vjeçar është gjetur i vrarë në rrugë, në komunën Attigliano në provincën e Ternit në rajonin e Umbrias.

Shqiptari u gjet nga kalimtarët në një lumë gjaku e me një thikë në gjoks.

59 vjeçari shqiptar kishte vetëm pak kohë që ishte trasnferuar të jetonte në komunën Attigliano.

Autoritetet policore italiane kanë hapur një proces hetimor por sipas hetimeve të para të zbardhura nga mediat lokale motivi i ngjarjes ishte lidhur me gjendjen e rënduar psikologjike të shqiptarit i cili ishte diagnostikuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por autoritetet policore italiane vetëm pak orë më parë kanë zyrtarizuar origjinën shqiptare të viktimës pa bërë publik identitetin e tij.

Sipas autoriteteve të policisë italiane, shqiptari mund të ketë kryer vetëvrasje.

59 vjeçari shqiptar kshte vetëm pak kohë që ishte trasnferuar të jetonte në komunën Attigliano./oranews