Shtëpia luksoze e Kened Fokrrit

Shtëpia luksoze e Kened Fokrrit

Kened Fokrri nga Gjakova, i cili jeton dhe vepron në Zvicrën, në fshatin e tij Plankqor  të Gjakovës ka ndërtuar një shtëpi luksoze brenda të cilës ka shumë veçanti.

Së pari hapsira e saj është 550 metra katror banim dhe 150 metra katror taraca. Arkitektura e kësaj shtëpie është e inspiruar nga ajo helene dhe në kuadër të saj janë 16 shtylla të veshura me mermer për shkak të jetëgjatësisë së tij. Përveç shtyllave mund të shihen edhe skulptura të ndryshme, por më të veçantat janë skulptura e Mbretit ilir Agronit dhe Mbretëreshës Teuta, të cilat janë të vendosura në të dy anët e shtëpisë.

Brenda shtëpisë luksoze është një enterier mahnitës, i punuar me shumë kujdes dhe i menduar mjaft mirë. Tjetër veçori e kësaj ndërtese banimi janë edhe veturat, ku njërën prej tyre e mban edhe brenda shtëpisë.  Detaje tjera mund të shihni në vijim nga reportazhin i RTV 21 “Shtëpitë e bukura të Kosovës” transmetuar në muajin shtator të vitit të kaluar./21Media