Një propozim martese e cila doli jashtë kontrollit. Kjo është historia e një të riu shqiptar i cili pasi kishte përgatitur një suprizë për t’i kërkuar të dashurës së tij të martohej me të, shtëpia mori flakë.

Alber Ndreu, 26 vjeçari me origjinë shqiptare, i cili jeton në Britaninë e Madhe kishte vendosur të bënte një propozim Valerija Madevic në mënyrën më romantike, por fatkeqësisht situata doli jashtë kontrollit.  Ai e mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tullumbacë. Me qirinjtë e ndezur Alberti kishte shkruar “martohu me mua”, deri tani çdo gjë duket perfekte. Mirëpo, pasi ai përfundoi përgatitjet shkoi për të marrë të dashurën dhe kur u kthye e gjeti shtëpinë të përfshirë nga flakët.

Megjithatë, kjo ngjarje nuk prishi planet e Albertit, mes mureve dhe hirit ai e ka propozuar Valerijan ku dhe ka marrë përgjigjen “PO”./oranews