Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte prezantuar dokument personal që dyshohet të jetë i  falsifikuar

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Aeroportin e Prishtinës, “Adem jashari”.

“Eshte arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar letërnjoftimin e Rumanisë që dyshohet të jetë i falsifikuar”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media