Shqiptarja Mira Murati figura kryesore në botën e inteligjencës artificiale

Shqiptarja, Mira Murati është bërë shefe e përkohshme ekzekutive e kompanisë që bëri revolucion me inteligjencën artificiale, OpenAI.

Të premten në mbrëmje, kompania ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra e shefit Sam Altmanin dhe në vend të tij e ka emëruar përkohësisht Muratin.

Kompania ka thënë se Altmani “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”.

Mira u emërua fillimisht zëvendësdrejtore në OpenAI, ndërsa para dy vjetësh mori titullin CTO ose zyrtare kryesore e teknologjisë. Nga ky pozicion, Mira Murati mbikëqyri lansimin më të rëndësishëm të kompanisë: ChatGPT.

Back to top button