Shiriti për shpëtim jete me përkushtim të guximshëm i është dorëzuar nënoficeres zvicerane me prejardhje shqiptare. Antigona Kalimashi ishte personi i parë që ka marrë deri sot një shirit CdA, thuhet në një njoftim të publikuar në një postim në faqen e FB-së të Ushtrisë së Zvicrës.

Ky çmim i është dhënë asaj nga Shefi i Ushtrisë, për arritje të jashtëzakonshme, iu dorëzua nënoficeres së lidhjeve nga Shkolla e Shpëtimit 75 për një veprim të saj të guximshëm.

Antigona Kalimashi kishte shpëtuar një grua që kishte rënë para rrotëve të trenit në stacionin hekurudhor në Freiburg. Ajo e ka shpëtuar gruan nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës./21Media

Ribbon für Lebensretterin mit couragiertem Einsatz: Die Unteroffiziersanwärterin Antigona Kalimashi hat heute als erste…

Posted by Schweizer Armee on Tuesday, 2 June 2020