Fatbardha Gashi Bytyqi për COVID-19: Nuk është aq i rëndë

Fatbardha Gashi Bytyqi për COVID-19: Nuk është aq i rëndë

Ndonëse kishte qëndruar për gjashtë javë e izoluar në shtëpi ajo është prekur nga COVID-18 dhe nuk e dinë se nga e ka marrë koronavirusin.

Është Fatbardha Gashi Bytyqi,  një shqiptare që jeton në Gjermani. Ajo për emsionin Bon Bon në RTV21 ka folur rreth kësaj sëmundje.

Fatbardha ka thënë se virusin po e kalon jo shumë rëndë. Ka treguar se po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me fëmijët edhe burrin ,por që këta nuk janë të prekur deri më tani nga koronavirusi.

Ajo ka treguar gjatë kësaj periudhe po ushqehet mirë, si me mjaltë e ushqime të shëndetshme.

Ndërkohë ka porositur që të mos bëhet panik pasi që edhe nëse personat preken mund ta kalojnë lehtë.


Fatbardha po ashtu  për shikuesit e Bon Bon ka treguar se si e ka kuptuar se është e prekur me COVID-19.

Ndërkohë që ka lavdëruar punën e mjekëve shqiptarë të cilët punojnë edhe në Gjermani, duke thënë se janë më të zotët se gjermanët./21Media