Egzona është dentiste dhe këngëtare

Egzona është dentiste dhe këngëtare

Sonte në kuadër të emisionit të përjavshëm argëtues ”Fol Shqip Show” e ftuar ishte shqiptarja që jeton dhe vepron në Zvicër, Egzona Hajzeraj, e cila është dentiste dhe këngëtare.

Ajo gjatë bisedës tregoi që e ka përfunduar shkollën dhe zanatin e dentistes dhe tha se muzikën e ka vetëm hobi. Egzona tha se me muzikë ka filluar të merret qysh në moshën 15 vjeçare, duke shtuar se deri tani ka pesë këngë të saj, shkruan rtv21.tv

Njëra nga pyetjet që iu bë asaj ishte se nëse do të ishte në koncert duke kënduar dhe po ta kishte thirrur pacienti a do ta linte koncertin?, këngëtarja dhe dentistja shqiptare e pohoi një gjë të tillë, se do ta ndalte koncertin dhe të shkonte te pacienti.

Ajo tha se ka pasur bashkëpunëtorë të ndryshëm, por përmendi tekstshkruesin Ilir Beranin, si dhe tregoi që Avni Selimi është menaxheri i saj.

Ndryshe, emisioni argëtues ”Fol Shqip Show” sonte e kishte natën e fundit për këtë sezon./21Media